Zjarret e mëdha që kanë shpërthyer në Los Angeles, SHBA, vijojnë të shkatërrojnë githçka u del përpara.
Shkaku mbetet i panjohur, por nën hetim, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar flakët mes erërave shumë të forta dhe kushteve jashtëzakonisht të thata.
Deri tani zjarri ka djegur më shumë se 5000 hektarë dhe vazhdon të jetë jashtë kontrollit.
Është raportuar se më shumë se 13,000 struktura mbeten në rrezik ndërsa duket e pashmangshme që numri i strukturave të shkatërruara të vazhdojë të rritet, pasi të kuptohet shkalla e dëmtimit.
Por siguruesit dhe risiguruesit do të vëzhgojnë nga afër ndërsa zjarret vazhdojnë të digjen dhe të prekin gjithnjë e më shumë struktura dhe jetë njerëzore.
Guy Carpenter, nga kompania e risigurimeve Marsh McLennan, shpjegon se që nga viti 1980, gjithsej gjashtë zjarre të mëdha kanë përfshirë zonën. Nga këto gjashtë zjarre, më i dëmshmi ishte zjarri Woolsey në 2018, i cili ndodhi në perëndim të Malibu, krahasuar me zjarrin Palisades, i cili ndodhet në lindje të Malibu.
Woolsey Fire ishte humbja e tretë më e madhe e siguruar në historinë e Kalifornisë, duke arritur në 5.5 miliardë dollarë dhe çoi në humbjen e 1650 strukturave.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën, Jim McDonnell, shefi i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos, u bëri thirrje banorëve që të respektojnë urdhrin e evakuimit që është vendosur për dhjetëra mijëra njerëz.
LEXO DHE: Mos luani me zjarrin! Dy siguracionet më të nevojshme për këdo