28.5 C
Tirana
Wednesday, September 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiMesfushori Hasa i FK Vorës do të rikthehet së shpejti në fushë:...

Mesfushori Hasa i FK Vorës do të rikthehet së shpejti në fushë: SIGAL mbuloi operacionin e tij

Françesko Hasa është mesfushori i ri me tipare sulmuese, 24-vjeçar, që këtë vit nisi debutimin historik të Vorës në Abissnet Superiore, me një lajm të keq: dëmtimin e tij.

Mesfushori mbeti i dëmtuar rëndë në ndeshjen hapëse kundër Partizanit, një lloj derbi mes fqinjëve të qarkut të Tiranës.

I riu e la ndeshjen mes dhembjesh duke dalë nga fusha me barrelë.

Ditën e sotme  klubi i Vorës, për herë të parë në historinë e klubit në Superiore, njoftoi se mjeku Sasha Jankoviç kreu ndërhyrjen kirurgjikale me sukses.

Kjo ndërhyrje u mundësua falë mbulimit ekskluziv me siguracion për sporistët që SIGAL Insurance GROUP ka dakordësuar me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ish-mesfushori i grupmoshave të Tiranës, i Turbinës së Cërrikut, Kukësit dhe së fundmi i Vorës, do t’i nënshtrohet edhe fazës rikuperuese për të qenë sa më parë në fushën e blertë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat