Kryetarja e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, znj. Mimoza Hajdarmataj,
dha sot një mesazh sensibilizues me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit:
“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Ky është një mesazh i rëndësishëm për gratë dhe vajzat.
Kujdesuni për shëndetin!
Kontrolli i hershëm shpëton jetë.
Një vizitë e thjeshtë sot,
mund të bëjë diferencën për të ardhmen tuaj.
Ashtu si sigurimi mbron familjen në ditë të vështira,
dhe kujdesi për shëndetin është garancia më e mirë për jetën.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë ju fton të bëni hapin e duhur!
Kryeni kontrolle periodike,
Siguroni shëndetin,
Sepse shëndeti është pasuria më e madhe!”