Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnjë, ku një automjet është përplasur te shkallët e një poliklinike.
Drejtuesi i mjetit që ishte parkuar para poliklinikës, në momentin e ndezjes, automjeti ka marrë xhiro duke hipur në trotuar e më pas te shkallët.
Fatmirësisht aksidenti nuk pati pasoja në njerëz pasi zona në fjalë është shumë e frekuentuar.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi alkoolit që ka rezultuar negativ.