Një banesë ka marrë flakë në lagjen Partizani në rrugën Ali Demi, Vlorë.
Në banesë ka qenë vetëm një e moshuar e cila është nxjerrë në kohë nga policia.
Automjeti zjarrfikës është në vendngjarje dhe po punon për të vënë nën kontroll flakët.
Nuk dihen ende shkaqet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.