Gjatë këtij fillimviti, katër shtëpi banimi kanë rënë pre e flakëve aksidentale, sipas raportimeve mediatike. Tre prej tyre në qytetin e Elbasanit, në dy ngjarje të ndryshme dhe në ditë të ndryshme, ndërsa një tjetër banesë u shkrumbua plotësisht në Gjegjan të Pukës.
Në ngjarjen e parë në Elbasan, u dogjën dy banesa fqinje, ndërsa në të dytën flakët përfshinë edhe një shtëpi të tretë. Të dhënat paraprake tregojnë se të gjitha këto banesa ishin të pasiguruara.
Katër banesa, katër familje dhe një realitet i dhimbshëm që rikthen vëmendjen te një nevojë emergjente: sigurimi i banesës.
Ky shkrim synon të theksojë jo vetëm domosdoshmërinë, por edhe përfitimet e pakrahasueshme financiare që ofron sigurimi i banesës.
Për shembull, në Elbasan, një banesë prej 100 metrash katrorë mund të sigurohej në sigal.com.al me vetëm 3,400 lekë në vit. Në rast dëmi, dëmshpërblimi total, duke përfshirë vlerën e godinës dhe pajisjeve, do të arrinte deri në 6.9 milionë lekë.
Ndërsa në Gjegjan të Pukës sigurimi i një banese 100 metra katrorë do të kushtonte edhe më pak: 2,200 Lekë në vit.
Një raport përfitimi 1 me 200.
Dyqindfish kostoja e neglizhencës.
Dimri, tejngrohja e pajisjeve elektrike, mbingarkimi i rrjetit, si edhe rënia e vigjilencës personale që shoqëron temperaturat e ulëta, i bëjnë ngjarjet aksidentale në banesat e shqiptarëve një rrezik konstant. Dhe përballë këtij realiteti, alarmi duhet të jetë po aq i vazhdueshëm sa rreziku.
Në sigal.com.al, sigurimi i banesës realizohet online për vetëm 45 sekonda. Përfitimet, në rast dëmi, janë deri në 200 herë më të larta, me korrektesë të plotë dhe në përputhje me kontratën dhe legjislacionin në fuqi.
Vetëm 1 euro për metër katror dhe rikthehesh financiarisht në gjendjen që kishe para dëmit.
45 sekonda online në SIGAL.
Drama e flakëve aksidentale nuk shndërrohet në një traumë të pazgjidhshme ekonomike, sepse SIGAL është pranë teje, aty ku dhe kur askush tjetër nuk mundet.
39.7% e të gjitha dëmeve në pronë që paguan tregu i sigurimeve, paguhen nga SIGAL Insurance Group. Përkatësisht 195,189,000 Lekë.
Pagesa e këtyre dëmeve kryhet në kohë rekord, brenda 14 ditësh nga paraqitja e dokumentacionit.




