Shqipëria është destinacioni ideal për aventurierët dhe të apasionuarve pas peisazheve që të lënë pa frymë. Kështu i fton revista franceze e udhëtimeve “À Vous Poitiers” turistët të njohin vendin tonë.
Udhëtimi në Shqipëri sipas francezes mund të nisë me Tiranën, të cilin e përshkruan si një kryeqytet plot gjallëri.
Pas Tiranës rekomandohet që udhëtarët të shkojnë në jug të vendit, ku turistët mund të shijojnë plazhe të pacenuara të Rivierës Shqiptare.
Nga ujërat e kristalta të qytezës së Ksamilit e deri te qetësia e Dhërmiut, çdo ndalesë në këtë shtrirje bregdetare të Jonit ka pjesën e saj të surprizave, thuhet në artikull.
Plazhet shqiptare sipas kësaj media nuk kanë asgjë për t’i pasur zili Greqisë. Himara, po ashtu është një vend i përsosur për të shijuar ushqime të freskëta deti dhe përjetuar kulturën vendase shqiptare.
Përtej plazheve, malet e Shqipërisë ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme për adhuruesit e natyrës.
Rrugët gjarpëruese të veriut, si ato që të çojnë në Luginën e Valbonës apo Parkun Kombëtar të Thethit, ofrojnë pamje mahnitëse dhe eksperienca të paharrueshme.
Përveç natyrës, adhuruesit pas historisë mund të vizitojnë vende arkeologjike të shumta. Apolonia apo Butrinti janë ndër vendet kryesore për t’u vizituar, që do t’ji kthejnë turistët pas në kohë.
Në fund të shkrimit rekomandon të provohet gastronomia e cila varion nga gatimet tradicionale shqiptare e deri deri te ushqimet e freskëta të detit.
Për këto arsye, përfundon prestigjozja franceze Shqipëria premton një itinerar që do të jetë sa i larmishëm aq edhe magjepsës për udhëtarët.