Media britanike “The Independent” ka renditur Shqipërinë në listën e 5 vendeve më të bukura për të kaluar pushimet dimërore.
Në artikullin e “The Independent” Shqipëria rreshtohet në krah të Greqisë, Spanjës, Turqisë e Portugalisë.
Shqipëria përshkruhet si një destinacion me çmime të lira, ku mund të kalohen pushime të mrekullueshme dimërore, për një kosto të ulët.
Shqipëria
Shqipëria është një nga perlat e Evropës me plazhe të pacenuara dhe bukuri natyrore. Për pushime të lira dimërore vizitoni Shqipërinë në nëntor.
Fluturimet gjatë këtij muaji kushtojnë 36 euro me “Wizz Air” nga aeroporti i Lutonit.
Një autobus nga aeroporti i Tiranës për në qytetin bregdetar dhe resortin kryesor të Durrësit kushton 6 euro.
Qëndrimi për një javë në hotelin me katër yje kushton 224 euro. Për pushime dimërore pranë Adriatikut do të shpenzoni më pak se 24 euro në ditë, ose 160 euro për person për një javë.
LEXO EDHE: Vila “SIGAL” Pogradec – Oazi i përsosur për pushimet e vjeshtës