Legjislacioni shqiptar, drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, të autoveturave, në dy vitet e para të përvojës së tyre si shoferë u bën disa kufizime.
Një kufizim është ndalimi për të drejtuar në dy vitet e para të lëshimit të patentës mjete me fuqi më të madhe se 55 kw/ton.
Për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë, për këta drejtues, është 65 kw/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.
Në rast se një drejtues mjeti i ri përfshihet në një aksident, pikërisht për shkak të kësaj shkeljeje të Kodit Rrugor, ai nuk do të mund ta zhdëmtonte dëmin material të makinës së aksidentuar nëpërmjet policës së TPL-së.
Kështu ishte më parë! Por tani, me SIGAL, e ka një zgjidhje alternative!
SIGAL, në këtë pikë, ka menduar përfshirjen e një zgjidhjeje në produktin TPL Plus për klientët e vetë, nëse ndodhen në këtë situatë.
Pavarësisht shkeljes administrative për të cilën i siguruari në SIGAL do të duhet ta marrë e ta mbajë vetë përgjegjësinë, dëmi material i shkaktuar te të tretët do të mund t’i merret përsipër nga kompania siguruese duke mos e trajtuar më si subjekt mbulimi të përjashtuar në rast se e ka blerë paraprakisht si nënprodukt policën e posaçme.
Me një policë që kushton vetëm 3,000 L/ vit, edhe në rast përfshirjeje në aksident me mjet me fuqi motorike mbi kufizimin e lejes së drejtimit, dëmi material i shkaktuar te të tretët mbulohet nga siguruesi deri në masën 1 milionë Lekë.
SIGAL konfirmon besueshmërinë dhe besnikërinë te klientët e saj, për të qenë pranë tyre kur askush nuk mundet.
SIGAL, lideri i tregut të sigurimeve në Shqipëri prej 26 vjetësh
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al