Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi mesditën e 26 gushtit raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-korrik 2024.
Sipas raportit, gjatë 7-mujorit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto kapën vlerën 14,198 milionë lekë, ose 7.58% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Ndërsa numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 870,189, ose 9.55% më shumë krahasuar me të njëjtën janar-korrik 2023.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 41.96% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 58.04% të totalit të tregut.
Sa i përket Sigurimit të Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – korrik 2024, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 72.68%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 18.50%.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – korrik 2024, vihet re një rritje prej 3.27% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.55% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse flasim për 8 kompanitë që operojnë në tregun e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria vazhdon të jetë më e madhja dhe më e besuara edhe në këtë klasë sigurimi.
Sipas AMF, gjatë 7-mujorit 2024, mbi 46% e të siguruarve kanë zgjedhur pikërisht SIGAL UNIQA-n për ti besuar pasurinë.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara në Sigurimet e Pasurisë, SIGAL UNIQA shënon një rritje krahasuar me 7-mujorin 2023. Nëse një vit më parë paguante 43,3 milionë Lekë dëmshpërblime, këtë vit ajo ka paguar tek klientët e saj afro 106 milionë Lekë dëme, një rritje prej 9%.
PSE SIGAL UNIQA?
- Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej më shumë se 25 vjetësh;
- Pjesë e një emri të madh si “UNIQA Insurance Group”;
- E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj;
- 1,5 milionë klientë, mbi 1200 zyra dhe mbi 2400 punonjës e agjentë në 3 shtete;
- Mbi 500 milionë euro dëme të paguara deri tani;
- Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë;
- Mundësi e blerjes online të sigurimit.
LEXO EDHE: Benefitet e Sigurimit të Pronës në SIGAL UNIQA
Web: www.sigal.com.al
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829