“Mendova se ishte meme dhe akoma s’jam i sigurtë që është reale, po është kaq e bukur ta shohësh e të mendosh se kjo është sot Shkodra ku deri pak vite më parë as mund ta imagjinoje një foto të tillë”, shkruante në faqen e tij kryeministri i vendit një ditë më parë.
Nuk e dimë ende nëse kjo foto me një grup vajzash turiste është reale, por ajo që dimë është se Vllaznia e Shkodrës, me logon e KOMPANISË MË TË BESUAR për shqiptarët mbi fanellën e saj historike 106-vjeçare, SIGAL, e nisi kampionatin e futbollit për sezonin 2025/2026 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Fotoja i ka të gjitha elementët për të qenë e vërtetë. SIGAL Insurance Group është sponsori i fanellës së re të kuqebluve shkodranë.
Ajo që dihet me siguri është se Vllaznia e Shkodrës fitoi 2-0 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës kampionët në fuqi nga Rrogozhina, duke kapur majën e klasifikimit me tre pikë të plota për këtë fillimsezoni. Në këtë mënyrë, me sponsorin e duhur, e nisi mbarë kampionatin.
Fillimi i parë gjysma e punës. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti SIGAL ka shkruar historinë e tregut të sigurimeve në vend, duke thyer majën më të lartë të pagesave të dëmeve ndonjëherë në këtë industri: për rreth 9 mijë përfitues, ka paguar mbi 60 mijë euro dëme në ditë, mbi 10 milionë euro dëmshpërblime.
SIGAL, në shembullin e gjigantëve botërorë të sigurimeve dhe risigurimeve që po përqëndrohen përherë e më tepër në botën e futbollit, për këtë sezon ka nisur partneritetin strategjik të sponsorizimit të fanellave të skuadrës shkodrane.