15.5 C
Tirana
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMe SIGAL MAX Pension mund të projektosh sigurinë e 50 viteve që...

Me SIGAL MAX Pension mund të projektosh sigurinë e 50 viteve që ke përpara

“Arsyeja sheh përtej momentit, emocionet shohin vetëm çastin.”

Përmes këtyre radhëve duam t’i thërrasim arsyes tënde.

Je tridhjetë vjeç? Pas 25 vjetësh, do të doje të kishe në dorë projektimin e 25 vjetëve të tjera pasuese?

E ke mundësinë që mund ta shfrytëzosh që sot: SIGAL MAX Pension në SIGAL Invest. Në këtë mënyrë, ke vendosur standardin e sigurisë së 50 vjetëve të ardhshme në jetën tënde.

Për 25 vjet, 12 muaj, 300 muaj në total, mund të kontribuosh rregullisht çdo muaj 100 euro.

Pas 25 vjetësh aritmetikisht do të kesh 30 mijë euro, që me interesat përmbi, shuma në llogarinë tënde arrin në 55,507 euro, mbi 25 mijë euro fitim të pastër mbi kapitalin e investuar.

Pas 25 vjetësh, kur të jesh 55 vjeç, do të kesh në dorë të projektosh 25 vitet që pasojnë si të dëshirosh:

A. Duke tërhequr shumën 55.5 mijë euro dhe duke i shpenzuar apo investuar sipas dëshirës

B. Duke e orientuar si pension për 25 vitet e ardhshme (309 euro në muaj)

C. Duke e orientuar si pension për 15 vitet e ardhshme (425 euro në muaj)

Në të dyja rastet, ke një pension të garantuar dhe të qëndrueshëm, i cili mbetet gjithmonë i trashëgueshëm, pavarësisht çdo rrethane.

Shembulli i moshës 30-vjeçare ishte ilustrativ.

Përfitimet do të jenë më të mëdha sikur kontributi të nis më herët 25 apo 20-vjeçar. Edhe më i lart sikur shuma e kontributit të jetë përmbi 100 euro.

Kombinimin dhe shtrirjen më të mirë mund ta skicosh në konsultë të çdokohshme me ekspertët e SIGAL Invest-it.

SIGAL MAX PENSION është kështu një zgjedhje e sigurt, e thjeshtë dhe transparente për këdo që kërkon të ndërtojë qetësinë financiare të së ardhmes, duke përfituar maksimalisht nga investime të menaxhuara me profesionalizëm dhe duke siguruar një kapital që nuk humbet kurrë dhe që gjithmonë mbetet pjesë e familjes.

Me arsyen e drejtuar në mënyrë të zgjuar te e ardhmja, do të shijosh më fort emocionet e së tashmes në pikëmbërritje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat