19.5 C
Tirana
Tuesday, July 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë shumë tërmete se të gjitha vendet e WB së bashku

Më shumë tërmete se të gjitha vendet e WB së bashku

Shqipëria, për vitin 2025, ka regjistruar lëkundjet sizmike më të forta dhe numrin më të madh se sa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku.

Maqedonia e Veriut është goditur 28 herë nga lëkundjet sizmike gjatë këtij viti. Tërmeti i fundit u regjistrua më 23 qershor, me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter. Ndërkohë, më 16 qershor u regjistrua lëkundja më e fortë, me magnitudë 3.8 ballë.

Bosnja dhe Hercegovina është lëkundur 21 herë. Tërmeti i fundit, me magnitudë 3.2 ballë, u regjistrua më 16 qershor. Më i forti, me magnitudë 4 ballë, u shënua më 1 qershor.

Mali i Zi ka regjistruar 20 tërmete gjatë vitit 2025. I fundit ndodhi më 17 qershor, me magnitudë 2 ballë. Tërmeti më i fortë, me magnitudë 3.7 ballë, u regjistrua më 11 maj.

Serbia është goditur 12 herë. Tërmeti i fundit u shënua më 14 qershor, me magnitudë 2.5 ballë, ndërsa më i forti u regjistrua më 6 qershor, me magnitudë 3 ballë.

Kosova ka regjistruar 5 tërmete gjatë këtij viti. I fundit ndodhi më 19 qershor, me magnitudë 2 ballë. Lëkundja më e fortë ishte ajo e 9 majit, me magnitudë 3 ballë.

Nga këto të dhëna rezulton se Shqipëria ka pasur më shumë tërmete – 185, krahasuar me 86 në të gjithë Ballkanin Perëndimor të marrë së bashku. Po ashtu, ka regjistruar edhe lëkundjet më të forta: dy herë nga 4.2 ballë të shkallës Rihter.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat