Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin e parë me 28% të vëllimit të tregut.
SIGAL kryeson në sigurimet e pronës, aksidenteve dhe shëndetit, shëndetit privat, shëndetit në udhëtim, në TPL, kartonin jeshil, policat kufitare dhe sigurimet motorike në tërësi.
Në 6-mujorin e parë, sa i takon në tërësi tregut të sigurimeve të vitit 2025, vëllimi i primeve të shkruara bruto u rrit me 7.99%, numri i kontratave u rrit me 8.06%, ndërsa dëmet e paguara ranë me 0.73%.
SIGAL paguan më shumë se kushdo
Në përqindje me totalin e dëmeve të paguara dhe në vëllim dëmesh, SIGAL Insurance Group-i është kompania që paguan më shumë dhe më shpejt për të siguruarit.
Vetëm për gjashtëmujorin e parë 2025, SIGAL ka paguar 22.88% të totalit të dëmeve në sigurimet Jo Jetë, duke u renditur i pari me 851,283,000 Lekë.
Gjithashtu, ka paguar 40.11% të dëmeve në sigurimet e Jetës, me 74,998,000 Lekë, duke qenë sërish i pari në treg.
Koha e pagesës së këtyre dëmeve ka qenë rekord!
Në total, vetëm në 6 muaj, SIGAL ka paguar 926,281,000 Lekë më shumë dhe më shpejt se çdokush tjetër. Kjo do të thotë mbi 9 milionë euro dëme të shlyera për klientët.
SIGAL Insurance Group-i dëshmon sërish se mbetet lideri i tregut shqiptar të sigurimeve. Me pagesat më të larta dhe mbulimin më të gjerë, është kompania më e besuar për të siguruarit dhe dëshmoi po ashtu se këtë besim vijon ta meritojë.
LEXO EDHE:
Industria e sigurimeve: Sigurimet e Jo Jetes rritje e forte ne gjysemvitin e pare 2025
AMF: Ndryshimet në tregun e sigurimeve të jetës për 6-mujorin e parë 2025
Raporti 6-mujor i AMF-së, tregu i sigurimeve shënon rritje të fortë në gjashtëmujorin e parë 2025