Sipas statistikave të Policisë së Shtetit 138 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore deri këtë fund gushti.
Krahasuar me një vit më parë 120 aksidente më pak kanë ndodhur.
Megjithatë, fatkeqësisht, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur duke e bërë edhe më të rëndë panoramën e aksidenteve rrugore në vendin tonë.
Nga janari deri në Gusht një vit më parë janë shënuar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të plagosur rëndë.
Këtë vit numri i aksidenteve është 961 si pasojë e të cilëve janë shënuar 138 viktima dhe 149 të plagosur rëndë.
Ndër arsyet kryesore për aksidentet e rënda janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit apo alkoolit në drejtimin e mjetit.
Bilanci me 138 viktima nga aksidentet rrugore duhet të shërbejë si një alarm për autoritetet, por edhe për çdo drejtues mjeti që ta shohin rrugët jo thjesht asfalt dhe semaforë, por terren ku duhet të lëvizësh duke zbatuar rregullat që më shumë se sa ndëshkuese mbrojnë jetën tonë.
Në këto kushte, me rëndësi të sillet në vëmendje se siguracioni i detyruar nga legjislacioni, i njohur si TPL, përgjigjet vetëm për dëmet materiale apo shëndetësore ndaj palëve të tjera.
KASKO dhe SIGURIMI I SHENDETIT NE UDHETIM janë ato dy produkte shtesë, të sigurimit vullnetar, që shtojnë mbulimin dhe kujdesin edhe ndaj drejtuesit shkaktar dhe mjetit të tij.
Në këtë mënyrë, për një udhëtim të qetë e për më shumë mundësi financiare nëse papritur gjendesh si shkaktar aksidenti, TPL, KASKO dhe SIGURIMI I SHENDETIT NE UDHETIM janë tre produktet e sigurimit që mund t’i kombinoni me fare lehtësi në SIGAL.