Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Tushemisht.
Shoferi, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, dyshohet se nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur.
Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë aksidenti mund të ketë ndodhur edhe për shkak të përgjumjes në momentin e aksidentit.
LEXO EDHE: Këmbanat e aksidenteve rrugore po bien më fortë në Shqipëri/ Përse duhet të sigurohemi?