Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka zbuluar shifrat e varfërisë në vendin tonë.
Sipas tij, 14% e popullsisë jetojnë me më pak se 5,5 dollarë në ditë.
“Gati 14% e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri, pra kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar”, tha Salinas në Konferencën Ekonomike të Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Tiranë.
“Një pjesë tjetër e konsiderueshme jeton në kufirin e varfërisë. Shqipëria duhet të luftojë varfërinë, pabarazinë duke krijuar vende të mira pune”.