35.5 C
Tirana
Monday, June 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMë pak raportime DEI dhe ESG nga gjigantët amerikanë këtë vit

Më pak raportime DEI dhe ESG nga gjigantët amerikanë këtë vit

Disa nga kompanitë më të mëdha amerikane, përfshirë Nike, JPMorgan dhe Constellation Brands, kanë vendosur të shtyjnë ose të anulojnë publikimin e raporteve të tyre vjetore për qëndrueshmëri dhe ndikim social.

Të njëjtin veprim e kanë bërë edhe gjigantë të sigurimeve për arsye jo dhe aq të panjohura.

Këto dokumente zakonisht përmbajnë të dhëna për përpjekjet ndaj diversitetit, barazisë, përfshirjes dhe mjedisit.

Vendimi vjen në një klimë të re politike dhe sociale në SHBA.

Presioni ndaj iniciativave DEI dhe ESG është rritur ndjeshëm, sidomos pas rikthimit të presidentit Donald Trump në pushtet.

Urdhrat e tij për kufizimin e programeve për diversitet kanë qenë të qarta.

Ndërsa kompanitë justifikojnë vonesat me arsye teknike ose “procesesh të brendshme”, analistët thonë se pasiguria politike dhe frika nga hetime të mundshme kanë shtyrë drejtuesit të jenë më të kujdesshëm.

Mungesa e këtyre raporteve përbën një goditje për transparencën korporative.

Kjo mungesë i lë aksionerët dhe publikun me më pak informacion mbi angazhimet sociale dhe mjedisore të bizneseve.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo prirje mund të dëmtojë besimin ndaj kompanive dhe përpjekjet afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm.

Programet DEI, (Diversity, Equity, Inclusion), lidhen me raportime mbi diversitetin, barazinë dhe përfshirjen.

Programet ESG, (Environmental, Social, Governance), lidhen me politikat në raport me mjedisin, shoqërinë dhe qeverisjen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat