5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë mirë një libër fizik apo i regjistruar? Audiobooks.al, projekti që ecën...

Më mirë një libër fizik apo i regjistruar? Audiobooks.al, projekti që ecën në të njëjtat hapa me Inteligjencën Artificiale

Është e ditur tashmë gjerësisht se leximi, pavarësisht llojit të librit që preferoni është një nga mënyrat për të mbajtur aktive aftësitë tuaja mendore.

Gjithashtu mund të konsiderohet edhe si një hobi, që ju prezanton me horizonte të reja mbi njohuritë dhe idetë tuaja.

Megjithëatë, falë teknologjive dhe aplikacioneve të reja, siç është Audiobooks.al, dëgjimi i librave është bërë një alternativë gjithnjë e më popullore për librat e shtypur.

Por a ofron dëgjimi i librave në versionin audio të njëjtat përfitime si leximi i librave fizik? A janë librat audio po aq informues, argëtues dhe të dobishëm nga këndvështrimi i shëndetit mendor saç është leximi i teksit të shkruar?

Sipas studimeve të shkencëtarëve, rezulton se dëgjimi i librave në versionin audio dhe leximi i fjalës së shkruar ofrojnë të njëjtat përfitime së bashku. Po ju parashtroj disa të mira dhe të këqija për secilën metodë…

Librat audio vs leximi: Përfitimet e trurit

Hulumtimi tregon se përfitimet shëndetësore nga leximi në baza të rregullta është i gjerë dhe i pamohueshëm. Sidoqoftë, hulumtimet që krahasojnë përfitimet e leximit dhe të dëgjimit tregojnë se ka arsye të mira për të besuar se përvoja e leximit të ofruar nga librat audio ofron ekzaktësisht të njëjtat përfitime të trurit si leximi i një libri fizik.

Dëgjimi i librit audio aktivizon shumë zona të njëjta të trurit, njëlloj si leximi i një teksti të shkruar. Aktivizon pjesën e trurit përgjegjës për përpunimin e gjuhës dhe leximi i një libri aktivizon më shumë zona përgjegjëse për  përpunimin visual. Të dyja aktivitetet përfshijnë përpunimin semantik të informacionit në të njëjtat zona të trurit. Kjo do të thotë që  librat audio  dhe  librat tradicionalë  mund të zgjerojnë njohuritë tuaja, të përmirësojnë kujtesën tuaj dhe të mprehin aftësitë tuaja mendore në të njëjtën mënyrë.

Libra audio vs leximi: Ruajtja e njohurive

Kuptimi i të lexuarit është praktikisht sforcimi për të mbajtur mend atë informacion që merrni. Avantazhi i librave fizik ndaj atyre audio është fakti që mund t’i kthehesh një teksti disa herë, ndërkohë që versioni audio të kornizon disi në kthimin pas të regjistrimit. Por shumë njerëz mendojnë se e ruajnë informacionin më mirë kur dëgjojnë dikë tjetër në krahasim me leximin e tyre vetë. Nëse  kuptimi juaj i dëgjimit  është më i aftë se  kuptimi i të lexuarit, mund të zbuloni se dëgjimi i  librave audio  është mënyra më e mirë për ju për të mësuar materiale të reja.

Me të gjitha këto këto pika të renditura më lart kuptuat që Inteligjenca Artificiale në zhvillim e sipër konsideron si të ardhmen e teknologjisë një tekst të folur, pra versionin audio.

Në Shqipëri tashmë ky shërbim është i pranishëm falë Audiobooks.al!

Lehtësisht i shkarkueshëm në App Store apo Play Store, Audiobooks.al vjen si një ide e z. Avni Ponari, CEO i SIGAUL UNIQA Group Austria.

Çfarë po prisni? Shkarkojeni edhe ju për t’u njohur me mbi 300 libra të lexuar profesionalisht nga gazetarë dhe folës të njohur të radiove shqiptare.

Kliko këtu: https://audiobooks.al/

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat