11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë i madhi dhe më i besuari në treg/ SIGAL UNIQA, miku...

Më i madhi dhe më i besuari në treg/ SIGAL UNIQA, miku i preferuar i shqiptarëve për çdo udhëtim

Udhëtimet jashtë vendit janë shtuar vitet e fundit duke bërë që shumë shqiptarë të udhëtojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës për turizëm, punë apo studime.

Dhe për cilindo që del jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë, përveç pasaportës dhe dokumenteve të tjera, kërkohet edhe Sigurimi “Shëndeti në Udhëtim”, i cili na mbron financiarisht ndaj çdo sëmundjeje apo aksidenti të paparashikueshëm.

Por cila është kompania e sigurimit që i besohet më shumë ky produkt?

Pa dyshim, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania shqiptaro-austriake vijon të jetë preferenca e parë e çdo qytetari shqiptar që udhëton jashtë Shqipërisë, për turizëm, punë apo studime.

Sipas raportit të AMF, publikuar dy ditë më parë, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun edhe për muajin janar 2024.

Mes 8 kompanive të sigurimit që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës në vendin tonë, SIGAL UNIQA zë mbi 86.5% të tregut duke lënë shumë pas “simotrat” e saj.

NDARJA E TREGUT JANAR 2024 

Krahasuar me muajin janar 2023, SIGAL UNIQA ka shënuar rritje me afro 10%, çka tregon besimin gjithmonë e më të madh të qytetarëve ndaj kësaj kompanie.

NDARJA E TREGUT JANAR 2023 

Po përse “Shëndeti në Udhëtim” i besohet kaq shumë SIGAL UNIQA-s?

Gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim është shumë i rëndësishëm.

Përmes këtij sigurimi, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore gjatë udhëtimit jashtë Shqipërisë.

Konkretisht:

  • Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë
  • Shpenzimet e riatdhesimit
  • Emergjencat dentare

Pa harruar që SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi që mundëson së bashku me siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” edhe produktin ekskluziv “Anullim Udhëtimi”.

Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?

Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:

  • Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  • Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  • Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  • Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

Siguracioni i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.

Ndërsa nëse doni të keni edhe mjekun me vete gjatë qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë, SIGAL UNIQA ju ofron edhe shërbimin “Teleshëndet”.

Nëse doni të shijoni në maksimum çdo udhëtim tuajin jashtë Shqipërisë, për punë, arsimim apo qoftë edhe për turizëm, SIGAL UNIQA është partneri që ju nevojitet.

Blijeni tani Online nga celulari dhe mbuloni shpenzimet për emergjencat mjekësore jashtë vendit me disa hapa të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, udhëtojmë më mirë së bashku! 

Për çdo pyetje, shkruani në:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat