1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë e besuara dhe me më shumë dëme të paguara/ SIGAL UNIQA...

Më e besuara dhe me më shumë dëme të paguara/ SIGAL UNIQA Kosovë, lidere e tregut të sigurimeve edhe për 10-mujorin 2023

Banka Qëndrore e Kosovës publikon raportin mbi të dhënat e tregut të sigurimeve për periudhën janar-tetor 2023.

Sipas BQK-së, gjatë 10-mujorit 2023 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 11.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 12,093,597 euro duke arritur në 121,818,737 euro.

Volumi i primeve të shkruara bruto në Sigurimet e Jo-Jetës arriti shumën 116,236,571 euro duke zënë edhe pjesën më të madhe të totalit të tregut.

Ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës arriti shumën 5,582,166 euro.

Gjatë periudhës Janar-Tetor 2023, janë paguar gjithsej 59,239,034 euro dëme ose 13.35% më shumë se Janar-Tetor 2022.

Nga 11 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë mbetet më e madhja në treg duke zënë 14% të tij.

Përveç Sigurimeve Motorike, SIGAL UNIQA Kosova mbetet më e besuara edhe në Sigurimet e Pronës ku zë pjesën më të madhe të primeve dhe dëmeve të paguara.

 

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA rezulton sërish kompania nr.1 teksa përgjatë 10-mujorit ka paguar mbi 10.1 milionë euro dëme ose 17.4% të totalit të të gjithë tregut.

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në rajon me 8 kompanitë e saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Prej tetorit 2003, Grupi është pjesë edhe e tregut të sigurimeve në Kosovë, duke shënuar suksese të vazhdueshme.

LEXO EDHE: 20-vjetori / SIGAL UNIQA – Kosova, simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit

Që prej marit 2007, Grupi SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të Grupit kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.uniqa-ks.com

E-mail: [email protected]

Tel: +383 38 240 241

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat