17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiMbytet anija me emigrantë të paligjshëm në Greqi, 15 viktima dhe rreth...

Mbytet anija me emigrantë të paligjshëm në Greqi, 15 viktima dhe rreth 20 të tjerë të zhdukur

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt në afërsi të ishullit grek të Lesbosit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Varka e fundosur bëhet me dije nga mediat e huaja, kishte në ngarkesë rreth 40 persona, 5 prej të cilëve janë shpëtuar nga rojet bregdetare, ndërkohë që 20 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Emigrantët e paligjshëm ishin kryesisht nga Afrika.

LEXO EDHE: Digjet magazina me 350 tonë mollë, kryebashkiaku i Pogradecit: Nuk ishte i siguruar

Anijet bregdetare greke dhe një helikopter i forcave ajrore vijojnë me operacionin e kërkim-shpëtimit, ndërkohë që kërkimi vijon edhe përgjatë bregdetit të Lesbosit për emigrant që mund të kenë mbërritur në breg.

Në një incident të mëparshëm, autoritetet greke shpëtuan 30 emigrantë, anija e të cilëve u mbyt pasi goditi një zonë shkëmbore pranë ishullit Kythira në Greqinë jugore të mërkurën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat