11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbyllet procesi i regjistrimit në Kosovë, ja numri i popullsisë

Mbyllet procesi i regjistrimit në Kosovë, ja numri i popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës njoftoi zyrtarisht mbylljen e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Përmes një konference për shtyp, kreu i këtij institucioni, Avni Kastrati pasi vlerësoi të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dha përllogaritjet që nuk ka përfunduar totalisht, por në përafërsi Kosova pritet të ketë 1.6 milionë banorë.

Është ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë. Projekt madhor që ka vlerë në disa fusha. ASK falënderon të gjithë për bashkëpunim në këtë proces të regjistrimit të popullsisë. Kosova pritet të ketë 1.6 milion banorë”, theksoi ai.

Kastrati shtoi se në këtë proces janë regjistruar 600 mijë qytetarë që jetojnë në diasporë, derisa shtoi se pret që numri të rritet pasi afati është shtyrë deri në gusht.

Kastrati gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e të dhënave do të publikohen gjatë muajit korrik, ndërsa të dhënat finale do t’i tregojnë pas 6 muajsh.

Ai njoftoi se në procesin e regjistrimit të popullsisë kanë marrë pjesë të gjitha komunitetet, por vetëm një pjesë e serbëve në veri kanë refuzuar regjistrimin.

LEXO EDHE: Raporti i BQK/ SIGAL UNIQA Group Austria, lidere e sigurimeve edhe në Kosovë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat