Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të mbyllë autostradën Lushnje-Fier në zonën e quajtur si “pushimi i shoferit”. Shkak për këtë vendim është bërë numri i lartë i aksidenteve rrugore me vdekje.
Nga mbyllja e autostradës në këtë segment, do të jenë të izoluara Krutja dhe Kemishtaj. E pas kësaj pike do të mbyllet edhe kalimi i automjeteve për në Vajkan.
Lexo edhe: Bilanc lufte/ 151 viktima në aksidente në 9 muaj
ARRSH ka vendosur që të bëjë ndërhyrje në këto segmente rrugore, duke bërë të mundur rrethimin me barriera mbrojtëse anësore dhe mbylljen e hyrjeve-daljeve.
Drejtuesit e automjeteve që preken nga mbyllja e këtij segmenti të autostradës Lushnje-Fier, do të duhet të udhëtojnë deri në rrethrrotullimin e Kolonjës për t’u kthyer në Divjakë ose Krutje.
Lexo edhe: Me Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA, udhëtimi me makinë i sigurtë edhe në dimër