Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e hënë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 8-mujorin 2024.
Edhe pse sigurimet e detyrueshme zenë pjesën më të madhe në treg, 60%, primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – gusht 2024 arritën rreth 6,529 milionë lekë, 4.26% më shume se e njëjta periudhë 2023.
Po sipas raportit, primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2024, patën një rritje me 3.27% kundrejt janar – gusht 2023.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar – gusht 2024 siguruan mbi 2,830 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 71.80%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 19.05% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar – gusht 2024, vihet re një rritje prej 3.51% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – gusht 2023.
Por cila është kompania që i besohet më së shumti Sigurimi i Pasurisë?
SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere e tregut të Sigurimit të Pasurisë edhe gjatë 8-mujorit 2024 duke zënë mbi 45% të totalit por edhe duke paguar 107 milionë lekë dëmshpërblime.
Benefitet e Sigurimit të Pasurisë në SIGAL UNIQA
Shërbim Profesional: Stafi i mirëtrajnuar i SIGAL UNIQA, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, është gjithmonë i gatshëm për t’ju asistuar me ndihmë dhe këshillim atëherë kur keni më shumë nevojë
Mbulim i plotë: SIGAL UNIQA bën të mundur që pasuritë tuaja të jenë të mbrojtura nga çdo rrezik i mundshëm.
Trajtim i shpejtë i dëmeve: Procesi i trajtimit të dëmeve është i thjeshtë dhe i shpejtë, duke bërë kështu që edhe pagesa e dëmit në llogarinë tuaj të bëhet në një kohë rekord.
Blerje online: Mundësi e blerjes online së policës së sigurimit, kudo që ndodheni, vetëm me disa klikime në sigal.com.al.
Mundësi shtesë: Bashkë me Sigurimin e Pronës, në SIGAL UNIQA mund të blini edhe “Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të treta (fqinjve) dhe shërbimin “TeleShëndet” për të patur mjekun kudo dhe kurdo me vete.
PSE SIGAL UNIQA?
– Kompania lider e sigurimeve në Shqipëri prej më shumë se 25 vjetësh
– Pjesë e “UNIQA Insurance Group”
– E shtrirë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj
– 1,5 milionë klientë, mbi 2400 punonjës dhe 1200 zyra në 3 shtete
– Bashkëpunon me kompanitë më të mëdha të risigurimit në botë çka bën që mos ti frikësohet asnjë dëmi, pavarësisht vlerës që mund të ketë
– Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vjet.
Merrni një ofertë për Sigurimin e Pronës suaj, banesë apo biznes, duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829