19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreMbroni punën tuaj duke u siguruar nga ngjarjet e papritura dhe fatkeqësitë...

Mbroni punën tuaj duke u siguruar nga ngjarjet e papritura dhe fatkeqësitë natyrore

Pavarësisht nëse jeni pronar apo qiramarrës, sigurimi i biznesit tuaj është një prej elementëve më të rëndësishëm.

Shqipëria është mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, por vetëm një përqindje e vogël e shtëpive dhe bizneseve janë të mbrojtura përmes sigurimeve specifike kundrejt dëmeve që ngjarje të tilla lenë pas.

 

Por çfarë duhet të sigurojë një biznes?

 

Sigurimi i Pronës së Biznesit

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj.

Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

 

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Sigurimi i biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të ndryshme pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Në rastet e dëmtimit të pronës, ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës Tuaj.

 

2– Sigurimi i Makinerive

 

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit.

Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

 

3- Sigurimi i Përgjegjësisë

 

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë.

Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda.

Sigurimi i Përgjegjësisë Publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

 

4- Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit

 

Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt.

Disa nga bizneset që sigurojnë  përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Restorantet, etj.

Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.

 

5- Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit

 

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre.

Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë.

Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

 

6- Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

 

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare.

Ekonomistët, përfaqësuesit e auditit, inspektorët, vlerësuesit, doktorët, dentistët, ndihmësmjeket, farmacistët, avokatët, etj, janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm sigurimin e përgjegjësisë profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta.

Nëse keni një biznes që ofron shërbime profesionale, duhet të merrni në konsideratë një policë të tillë për të mbrpjtur profesionistët tuaj dhe biznesin nga padi të kushtueshme ligjore.

 

7 – Sigurimet për flotën e automjeteve

 

Flota e automjeteve, si pjesë e logjistrikës, është shumë e rëndësishme për një biznes. Ndaj dhe ato duhen mbrojtur përmes siguracioneve dhe shërbimeve më të mira.

Sigurimet e detyrueshme (TPL, Karton Jeshil, Polica Kufitare)

Mini Kasko dhe Full Kasko

Shërbimi i Asistencës Rrugore “AutoSOS”.

Mësoni më shumë duke klikuar KËTU

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat