2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 653 milionë dollarë humbje të siguruara nga zjarret në Kanada

Mbi 653 milionë dollarë humbje të siguruara nga zjarret në Kanada

Zjarri shkatërrues i kësaj vere që preku rajonin e Jasper (Alberta) në Kanada, rezulton të ketë shkaktuar mbi 653 milionë dollarë dëme të siguruara, sipas Byrosë Kanadaze të Sigurimeve (IBC).

 

Zjarri, i cili filloi më 22 korrik, është zjarri i dytë më i kushtueshëm në historinë e Albertës, sa i përket humbjeve të siguruara.

 

Për mijëra banorë në Jasper, kjo ka qenë një kohë vështirësish dhe zhgënjimi. Shtëpi dhe biznese të humbura, jetë të shpërngulura dhe një komunitet që ndryshoi përgjithmonë“, thotë Aaron Sutherlan nga IBC.

 

“Shoqëritë e sigurimit Alberta kanë ndihmuar klientët e tyre me mbështetje financiare. Rindërtimi do të marrë kohë dhe industria jonë do të mbështesë komunitetin në çdo hap”, vijon ai.

 

LEXO EDHE: Efektet e ndryshimeve klimatike dhe roli i sigurimeve

 

Në një kohë kur përmbytjet, valët e të nxehtit dhe zjarret janë gjithnjë e më të shpeshta dhe të rënda, ne kemi mësuar rëndësinë e kthimit të sigurtë të njerëzve në shtëpitë dhe komunitetet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur pas fatkeqësive”, shprehet Craig Stewart, nënkryetar për Ndryshimet Klimatike dhe Çështjet Federale në IBC.

 

Zjarret në Jasper shënuan një prej ngjarjeve më të mëdha katastrofike që ndodhën në të gjithë Kanadanë e që zgjatën plot 6 javë.

 

Pa harruar që, kompanitë e sigurimit në Kanadasë kanë mbështetur financiarisht edhe klientët e prekur nga stuhia e breshërit në Calgary më 5 gusht si dhe ata që përjetuan përmbytje të mëdha në Ontario dhe Quebec në muajt korrik dhe gusht.

 

LEXO EDHEStuhi, përmbytje, breshër, zjarr… Në pak minuta ndodh gjithçka/ Sigurimet, sot më të rëndësishme se kurrë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat