1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 50.000 automjete të pasiguruara në Maqedoninë e Veriut/ Qytetari: Si e...

Mbi 50.000 automjete të pasiguruara në Maqedoninë e Veriut/ Qytetari: Si e pësova duke humbur mijëra euro

Të kesh një policë sigurimi për automjetin është një kërkesë ligjore, e detyrueshme për të gjithë, kudo në botë.

Por pavarësisht kësaj, çdo ditë në Maqedoninë e Veriut, mbi 50.000 automjete qarkullojnë në rrugë pa qenë të siguruar,

LEXO EDHESigurimet e Jo-Jetës në Maqedoninë e Veriut arrijnë një rekord të ri/ Mbi 21 milionë euro prime vetëm në korrik

Automjeti është pronë e jona por njëkohësisht edhe përgjegjësi.

Me sigurimin e makinës, ose siç e njohim TPL, përveç se mbrojmë financat tona, ne mbrojmë edhe familjen ose pasagjerët që hipin në makinë. Gjithashtu mbrojmë edhe përdoruesit e tjerë të rrugës nga aksidentet dhe dëmtimet e mundshme që mund të ndodhin në çdo moment.

 

Me pak fjalë, ky sigurim garanton siguri, veçanërisht financiare, në rastet e dëmtimeve të paparashikuara të shkaktuara nga automjeti tek përdoruesit e tjerë të rrugës.

 

Unë jetoj në një qytet të madh, ku trafiku i paparashikueshëm është gjithçka tjetër veçse shoku i automjetit tuaj…por këtë e mësova në rrugën e vështirë.” Pasi më mbaroi regjistrimi, u përpoqa të vazhdoja të drejtoja makinën për një kohë të gjatë, sepse më duhej për punë. Por gjithçka shkoi keq. Bëra një aksident me automjetin tim të pasiguruar. Por për shkak se ishte faji im, më duhej të shpenzoja shumë para për të mbuluar të gjitha shpenzimet”, tregon një qytetar për mediat maqedonase.

 

Për fat të mirë, e mësova gabimin tim. Që atëherë, kontrolloj rregullisht kur skadon siguracioni dhe e rinovoj sepse pagesa e një shume të vogël më mbron dhe mund të më kursejë mijëra euro në afat të gjatë”, shton qytetari.

 

Në Maqedoninë e Veriut, primi për sigurimin e automjetit ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2008, ose 15 vite më parë.

 

PO NË SHQIPËRI, ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MAKINËS?

 

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës.

 

Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

 

LIMITET E PËRGJEGJËSISË

 

Sigurimi TPL është sigurim përgjegjësie dhe sigurim solidar, që ka për qëllim që të paguajë dëmet që shkaktohen të tretëve nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit ose problemet në rrugë.

 

Duhet dalë e qartë se çfarë rrezikohet nga mungesa e një sigurimi TPL. Gjoba që vendoset nga policia është gjëja më minimale që mund të ndodhë në rast mospajisje me TPL.

 

Për një autoveturë, pronari/drejtuesi i mjetit rrezikon deri në 55 milionë lekë të reja pagesë dëmesh, që do ti kërkohen nga kompania përgjegjëse e sigurimit që ka paguar të demtuarit.

 

Për një furgon apo autobus për transport pasagjerësh, rrezikon deri në 150 milionë lekë pagesë dëmesh.

 

Për kamionë që tranportojnë lënddë të rrezikshme, rrezikon deri në 200 milionë lekë pagesë dëmesh.

 

Siguroni automjetin tuaj dhe në rast aksidenti kompania juaj e sigurimit do të kujdeset për ju dhe do të kompensojë plotësisht dëmin e shkaktuar.

 

Mos e vendosni çelësin në kroskot nëse makina nuk është e siguruar!

LEXO EDHE: Çfarë duhet të bëjmë në rast se përfshihemi në një aksident automobilistik

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat