16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 43,000 të zhvendosur pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi

Mbi 43,000 të zhvendosur pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Libi

Më shumë se 43,000 njerëz janë zhvendosur pas përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan Libinë lindore, kryesisht qytetin Derna, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM).

“Sipas vlerësimeve të fundit të IOM-it, 43,059 njerëz janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Libinë verilindore,” tha organizata në raportin e saj të fundit mbi situatën në Libi.

Sipas Organizatës, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm duket se po i shtyn njerëzit të largohen nga Derna, në zonat në lindje dhe perëndim të qytetit.

Autoritetet libiane i kanë kërkuar popullatës të ndalojë përdorimin e rrjetit lokal të furnizimit me ujë, i cili sipas tyre është kontaminuar nga ujërat e përmbytura.

OKB-ja njoftoi në fillim të kësaj jave se agjencitë e saj, veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetësisë, po përpiqen të “parandalojnë përhapjen e sëmundjeve dhe të parandalojnë një krizë të dytë katastrofike në rajon”, duke paralajmëruar për rrezikun “nga uji i kontaminuar dhe mungesa e higjiena”.

Nevojat urgjente të të zhvendosurve kanë të bëjnë me “ushqyerjen, ujin e pijshëm, shëndetin mendor dhe mbështetjen psikosociale”, sipas IOM.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat