12.5 C
Tirana
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeMbi 40 mijë pensionistë të shtuar rishtas: Pse pensionet private janë domosdoshmëri...

Mbi 40 mijë pensionistë të shtuar rishtas: Pse pensionet private janë domosdoshmëri urgjente?

Të dhënat e INSTAT projektojnë se në vitin 2026, 713395 persona do të jenë mbi moshën 60-vjeçare, nga të cilët 522,694 mbi moshën 65-vjeçare, 246,016 meshkuj dhe 276,678 femra.

Tradita e brezave që përkujdesen për njëri-tjetrin po shuhet në Shqipëri për shkak të plagëve që ka krijuar emigracioni, pakësimi i lindjeve dhe jetëgjatësia.

Kjo e dhënë përkthehet në drama të ndryshme familjare, që në tërësi shenjojnë një tranzicion social të shoqëruar nga paqëndrueshmërisht.

Numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie është 607,567 pensionistë, 65,926 përfitojnë pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare.

Mbi 40 mijë pensionistë do të shtohen këtë vit.

771,332 kontribues në sigurimet shoqërore si të punësuar raportohen në tremujorin e tretë të vitit 2025, përkatësisht: 183,841 në sektorin publik dhe 587,491 në sektorin privat.

Raporti kontribues-pensione, sipas këtyre të dhënave, rezulton rreth 0.94 pensionist për kontribues, që është i lartë dhe tregon presion mbi sistemin.

Rreziqet kryesore nga ky raport janë presioni financiar për arkat e buxhetit të shtetit përballë plakjes së popullsisë dhe trysnisë për rritje të mundshme të pensioneve pa rritje të kontributeve.

Pse pensionet private janë domosdoshmëri urgjente?

Me zhvillimet ekonomike e demografike që po përballet Shqipëria është domosdoshmëri urgjente një sistem pensionesh trikolonëshe, për ti dhënë mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, më të favorshëm dhe me përfitime më të larta.

Modelet për Shqipërinë janë gati, thjesht duhen implementuar

Modelin me tre kolonat, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, i/e gjejmë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II).

Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë plotësuar sistemin e pensioneve me “kolonën e dytë”. K

jo përbën një nga arsyet themelore, pse niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Përfitimet nga skema individuale

·         Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;

·         Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;

·         Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);

·         Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;

·         Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;

·         Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;

·         Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;

·         Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);

·         Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;

·         Transparencë e plotë;

·         Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;

·         Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare).

Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75% dhe kjo shkallë arrihet vetëm përmes diversifikimit të kolonave ku investohet.

Nëse kolona e dytë nuk ekziston, edhe pse po merret në konsideratë, kolona e tretë, ajo  e pensionit vullnetar privat, ekziston dhe SIGAL Invest pret vizitën tuaj për t’jua sqaruar të detajuara përfitimet e jashtëzakonshme nëse zgjidhni të kontribuoni në të.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat