Pronarët e automjeteve kanë investuar 43.1 milionë euro në sigurimin e detyrueshëm të automjeteve dhe në sigurimin Karton Jeshil gjatë gjysmës së parë të këtij viti.
Të dhënat jepen nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (ASO) në Maqedoninë e Veriut.
LEXO EDHE: Kartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë
Sipas të dhënave, qytetarët, bizneset dhe institucionet kanë siguruar pothuajse 351 mijë automjete (mjete pasagjerësh dhe mallrash, autobusë, motoçikleta, traktorë, rimorkio dhe mjete speciale) në periudhën janar – qershor të këtij viti.
Të 12 kompanitë e sigurimit në gjashtë muajt e parë kanë lëshuar mbi 468.000 polica (TPL dhe Karton Jeshil) me një vlerë prej 2,65 miliardë denarësh (43,1 milionë euro).
Gjatë gjithë vitit 2023, u blenë gjithsej 958.528 polica sigurimi TPL dhe Karton Jeshil me një vlerë prej 5,33 miliardë denarësh (86,75 milionë euro).