Kompanitë e sigurimeve në Kinë kanë marrë një numër të madh kërkesash nga njerëzit e prekur nga përmbytjet të shkaktuara nga reshjet ekstreme të shiut në 16 rajone.
Kompanitë kanë marrë deri tani 260,600 kërkesa për dëmshpërblime, vlera e të cilave përllogaritet të arrijë në 9.78 miliardë CNY (1.37 miliardë $), raporton Agjencia e Lajmeve “Xinhua”.
Deri tani janë paguar 114,000 dëme, me një vlerë prej 1.45 miliardë CNY ose mbi 380 milionë $.
Rregullatori ka kërkuar nga kompanitë e sigurimeve ofrimin e shërbimeve efikase përmes parashikimeve të sakta, procedurave të thjeshta dhe pagesave të shpejta.