14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 1500 viktima dhe mbi 2800 ndërtesa të rrënuara nga tërmeti në...

Mbi 1500 viktima dhe mbi 2800 ndërtesa të rrënuara nga tërmeti në Turqi, u ndje në 16 shtete/ New York Times: Më i forti që prej 1939-ës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë këtë të hënë rreth orës katër të mëngjesit, duke shkaktuar qindra viktima.

Deri tani, mediat vendase raportojnë për mbi 1500 viktima dhe mbi 7000 të plagosur.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan e cilësoi si katastrofën më të madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan, tërmetin me magnitudë 7.8 në orët e para të mëngjesit.

Erdogan: Mëngjesin e sotëm në ora 04:17 na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939 në Erzincan. Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti. Më shumë se 900 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet. Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2.470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2.818. Ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë.

Harta e lëkundjeve sizmike/ Tërmeti u ndje në 16 shtete

Sipas hartës së publikuar, tërmeti u ndje jo vetëm në Turqi por edhe në Siri, Liban, Jordani, Izrael, Palestinë, Egjipt, Qipron Jugore, Republikën Turke të Qipros Veriore, Irak, Iran, Arabi Saudite, Gjeorgji, Rusi, Azerbajxhan dhe Armeni.

NEW YORK TIMES: Tërmeti më i madh që nga viti 1939

New York Times, e cila transmetoi lajmet për tërmetin në faqen e saj me një blog të drejtpërdrejtë, përdori titullin “Tërmeti vdekjeprurës i ndjerë në Izrael dhe Siri goditi Turqinë”.

Në blogun e drejtpërdrejtë u theksua se tërmeti 7.8 ishte tërmeti më i fortë që ka përjetuar Turqia që nga viti 1939.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat