Sipas shifrave të publikuara nga Shoqata e Sigurimeve të Turqisë, për periudhën janar-shtator 2023, tregu lokal i sigurimeve u rrit me 123.41% duke arritur në 328.2 miliardë TRY ose 11.3 miliardë euro.
Në Sigurimet e Jetës primet e shkruara u rritën me 92% ose 39.5 miliardë TRY, kundrejt 20.6 miliardë TRY të 9-mujorit 2022.
Ndërsa në Sigurimet e Jo-Jetës, rritja arriti +128.5% ose 288.6 miliardë TRY, kundrejt 126.3 miliardë të 9-mujorit 2022.
Nga 69 kompanitë e sigurimeve që operojnë në tregun turk, kompania që gjeneroi volumin më të madh të primeve ishte siguruesi shtetëror Turkiye Sigorta (11.8% pjesë e tregut) e ndjekur nga Allianz Sigorta (9.5%) dhe Anadolu Sigorta (8.7%).