5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 1,000 Euro m² për ta blerë, më pak se 1 Euro...

Mbi 1,000 Euro m² për ta blerë, më pak se 1 Euro m² për ta siguruar

Çmimi mesatar i banesave në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishte mesatarisht 1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat bregdetare dhe 724 euro për m2 në zonat e brendshme të vendit.

Një material kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Orion Garo, merr në vlerësim dinamikën e çmimeve të banesave për periudhën nga janari 2017 deri në qershor 2022, bazuar në çmimet e listuara në një nga portalet kryesore të publikimit të njoftimeve për Shqipërinë.

Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftime, që u referohen vetëm banesave, pa përfshirë në analizë pronat për qëllime tregtare.

Transaksionet e listuara janë ndarë në tre zona kryesore për qëllime të vlerësimit të çmimeve, në zonën e Tiranës, Bregdetit dhe zonave të brendshme të vendit.

Kampioni i të dhënave dominohet dukshëm nga zona e Tiranës, me 86% të transaksioneve të listuara, e ndjekur nga Bregdeti, me 9% dhe zonat e tjera të vendit me vetëm 5%.

Analiza e të dhënave konfirmon se çmimet janë rritur me ritme të shpejta, sidomos pas pandemisë.

Krahasuar me gjysmën e parë të 2021, rritja e mesatareve të çmimeve për Tiranën ishte 15.6%, për Bregdetin ishte 9.6%, dhe për zonat e brendshme ishte 18.3%.

Kjo tregon se rritja më e shpejtë e çmimeve ka ardhur në zonat jashtë Tiranës dhe Bregdetit, ku edhe kërkesa është më e përqendruar.

Rreziku permanent ndaj pronave tona dhe nevoja për të qenë të siguruar

Aksidente të paparashikuara ndodhin gjatë gjithë kohës, ndërsa fatkeqësitë natyrore të nxitura edhe nga ndryshimet klimatike sa vijnë dhe shtohen. Të gjithë këto mund të rezultojnë në dëmetë mëdha për pronën tuaj, të cilat mund të shkojnë në shifra të tilla monetare që nuk mund ti mbuloni për tërë jetën.

Për këtë arsye, prej shekujsh, janë policat e sigurimit të cilat ofrojnë mbrojtje financiare për banesën apo biznesin tuaj duke ju ndihmuar të rikuperoni sa më shpejt të jetë e mundur dëmet e shkaktuara, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Si kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon me një eksperiencë mbi 24-vjeçare dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA Group Austria është emri që ju duhet ti besoni pronën tuaj.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës në SIGAL UNIQA?

  • Zjarri;
  • Rrufeja;
  • Eksplozioni;
  • Tërmeti;
  • Breshëri;
  • Përmbytja;
  • Stuhia
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart;

Çmimi i sigurimit të pronës? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose më pak se 1 euro për m2.

Pa harruar që tashmë mund të siguroni pronën tuaj, banesë apo biznes, direkt nga celulari.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini Sigurimin e Pronës suaj në pak minuta. Shpejtë, Thjeshtë dhe Sigurt.

 

Përse shqiptarët i’a besojnë Pronën SIGAL UNIQA-s?

Misioni i një kompanie sigurimesh është të paguajë dëmet.

SIGAL UNIQA, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është “UNIQA Insurance Group”, kompani e themeluar në vitin 1811, është krenare të thotë se nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, pavarësisht vlerës që ka, qoftë edhe në miliarda.

Në mbi 24 vite të ekzistencës së saj në treg SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, shëndetësore, dëme për banesat, për bizneset, për automjetet etj.

Kjo shumë kolosale do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive dhe bizneseve por edhe objekteve publike siç janë Kinema “Millenium” në Korçë apo Teatri “Skampa” në Ebasan, që të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri por të rikthyera në gjendjen e mëparshme falë sigurimit në SIGAL UNIQA.

Kjo sjellje korrekte e kompanisë ka bërë që edhe sot, SIGAL UNIQA të jetë emri më i besuar për Sigurimet e Pronës dhe jo vetëm.

Sigurimi i Pronës është mbrojtja më e mirë financiare kundër ngjarjeve të papritura që mund të na ndodhin në jetë, duke na ofruar atë që duam më shumë, qetësinë e mendjes.

Çfarë prisni? Sigurojeni dhe ju shtëpinë apo biznesin tuaj dhe ofrojini vetes dhe siguri

Keni pyetje? Shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHENë Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare/ SIGAL UNIQA ruan pozicionin e liderit në treg

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat