Të paktën 126 persona kanë vdekur dhe qindra janë plagosur nga një tërmet i fuqishëm që e goditi rajonin e Tibetit, mëngjesin e kësaj të marte.
Shumë njerëz të tjerë kanë mbetur nën rrënoja, ndërsa mbi 1000 banesa janë shkatërruar.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 7.1 dhe goditi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë po ashtu edhe në Nepalin fqinj si dhe në pjesë të Indisë.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në verilindje të Malit Everest, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Nepalit. Kjo zonë është sizmologjikisht aktive, pasi aty përplasen pllakat e Indisë dhe Euroazisë.
Sakaq, rreth 50 pasgoditje u ndjenë pas tërmetit katastrofik. 1.500 zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi janë dërguar për të gjetur njerëzit e mbetur nën rrënoja sipas ministrisë së menaxhimit të Emergjencave. Gjithashtu, 200 ushtarë iu bashkuan operacionit të kërkim-shpëtimit.
LEXO EDHE: Sigurimi nga Tërmeti, a ja vlen?