15.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbetet "kuqezi"/ Sylvihno shumë pranë rinovimit të kontratës me FSHF-në

Mbetet “kuqezi”/ Sylvihno shumë pranë rinovimit të kontratës me FSHF-në

Sylvinho është shumë pranë rinovimit me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Tv Klan mëson se së shpejti do të nënshkruhet edhe kontrata e re mes FSHF-së dhe teknikut brazilian.

Akordi vjen si përfundim i bisedimeve mes palëve që prej mbylljes së Europianit për Shqipërinë.

Me gjasë FSHF i ka krijuar brazilianit dhe ekipit të tij, kushtet e kërkuara për të vazhduar punën me objektivin e arritjes së kualifikimit të Shqipërisë në Botërorin e 2026, që do të zhvillohet në Meksikë, SHBA dhe Kanada.

Edhe vetë nga ana e Sylvinho është shprehur vullneti dhe detyrimi për të vijuar punën e nisur në fillim të vitit 2023, që kulmoi me kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Nga drejtuesit e FSHF është vlerësuar fryma që ai ka sjellë në skuadër dhe mentalitetit që ka ushqyer tek lojtarët, duke bërë fushatën kualifikuese më të mirë në historinë e kombëtares, me kualifikimin si e para e grupit.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes pritet të bëhet zyrtar këtë të mërkurë më 10 korrik.

LEXO EDHE: Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat