8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMasat ciklonike po vijnë drejt Ballkanit, ja cfarë ndodh me motin të...

Masat ciklonike po vijnë drejt Ballkanit, ja cfarë ndodh me motin të dielën pasdite

Masa të fuqishme ajrore ciklonike që po zhvillohen në Skandinavi dhe Britaninë e Madhe janë duke përparuar drejt Evropës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore, që nënkupton edhe në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe territoreve tona.

Si pasojë e ndërveprimit të këtyre masave të fuqishme ciklonike pritet të krijohet një front gjigand ajror me dimensione të mëdha që do të shtrihet që nga Maroku në Afriken veriore, Iberia në jugperëndim të Evropes, Franca, Alpet Evropiane e deri thellësi të territorit të Rusisë.

Me kalimin e Alpeve fronti do të përparojë shumë shpejtë drejt Ballkanit dhe fillimisht do të përfshijë Slloveninë, pastaj tutje deri në Greqi dhe Turqi.

Në viset tona fronti do të arrijë të dielën mbrëma eventualisht rreth mesnatës duke kushtëzuar reshje të dendura shiu e ndoshta edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në viset malore do të fillojnë reshje të dendura bore.

Temperaturat do të shënojnë ulje dhe së bashku me frontin priten reshje të dendura shiu e në viset malore reshje të dendura bore. Në Kosovë ka gjasa që fjolla të dendura bore të ketë edhe në disa vise më të ulëta mbidetare rreth mesnatës apo orëve të hershme të mëngjesit të së hënës.

Pra, para ardhjes së sistemeve frontale ( deri të dielën vonë dhe të hënën herët) do të kemi mot të mirë dhe mjaft të ngrohtë, por me erëra nga jugperëndimi dhe vranësira lokale.

Me ardhjen e frontit pritet përkeqësim “dramatik” i motit me reshje të dendura në viset ku i cekëm më lart. Do të jetë ky front mjaft dinamik dhe mjaft interesant në aspektin meteorologjik, përndryshe reshjet nga ky front do të jenë shumë të mirëseardhura. Asgjë ekstreme nuk pritet të ndodhë.

Java e re fillon me mot dukshëm më të freskët, por me rritje graduale të temperaturave, ndërkohë që fronte të reja nga Mesdheu arrijnë rreth mesit të javës me reshje të reja shiu e rrebeshe po ashtu. Informacione të reja gjatë fundjavës.

/MeteoBallkan

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat