11.5 C
Tirana
Sunday, May 4, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeMarrëveshjet ndërkombëtare për njohjen e kontributeve

Marrëveshjet ndërkombëtare për njohjen e kontributeve

Në fundin e muajit mars të këtij viti u fut në fuqi marrëveshja për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Italinë.

Qeveria italiane publikoi në fundmars marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë.

Marrëveshja garantonte të drejtat për pension të shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri, nga e cila përfitojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë me banim në Shqipëri.

Shqipëria do të ofrojë shërbime për italianët dhe anasjelltas, pa asnjë kosto shtesë.

Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga sistemi i detyrueshëm i sigurimeve shoqërore.

Në këto përfitime përfshiheshi: pensioni i pleqërisë, pensioni i paaftësisë dhe ai familjar, por po aq edhe përfitimet për sëmundje dhe leje lindjeje, si dhe sigurimin për papunësi.

Pala shqiptare miratoi një fond prej 12 milionë eurosh për vitin 2025; 13.6 milionë euro për 2026; 13.1 milionë euro për 2027; 15.1 milionë euro për 2028; 17 milionë euro për 2029; 19.3 milionë euro për 2030; 21.3 milionë euro për 2031; dhe 23.4 milionë euro në vit për të gjitha vitet pasuese duke filluar nga viti 2032.

Por cilat janë shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të tilla? A ka Shqipëria të tjera marrëveshje si kjo? Përgjigjja është po.

Shqipëria ka disa dhjetra të nënshkruara, disa në proces, disa parimisht të dakordësuara e të tjera që do të nisin së shpejti diskutimet.

Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh në fushën e sigurimeve shoqërore me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Republikën Çeke, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, Konfederatën Zvicerane dhe Kroacinë.

Shqipëria nisi me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve që nga viti 2005.

Marrëveshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë pritet gjithashtu të hyjnë në fuqi.

Marrëveshjet me Poloninë dhe Serbinë janë në proces, dhe vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur dakordësinë parimore për të filluar negociatat.

Qeveria shqiptare ndodhet në një fazë të avancuar për të arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave me Francën.

Greqia paraqet një ngërç.

Debati teknik me Greqinë vijon, pasi është një proces i gjatë dhe i vështirë.

Negociatat me Letoninë priteshin të fillonin në prill.

Gjithashtu janë në zhvillim negociatat me Slloveninë dhe Moldavinë.

Qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me Izraelin dhe po koordinohen agjendat, duke e çuar numrin e marrëveshjeve në rreth 27-28 vende evropiane.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat