Shitjet e policave të sigurimit të pronës arritën në 30 milionë euro. Në sigurimet shëndetësore private janë investuar 4.9 milionë euro.
Sigurimi i përgjegjësisë së përgjithshme u rrit me 27%, ndërsa investimet në sigurimin e humbjeve financiare e tejkaluan vlerën prej një milionë eurosh, që është 10% më shumë se vitin e kaluar. Siguruesit për nëntë muaj kanë lidhur 1.13 milionë kontrata sigurimi jo-jetë ose 277,000 më shumë se vitin e kaluar
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë investuar 7,5 miliardë denarë (122 milionë euro) në sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Shitjet (primi i shkruar bruto) e shërbimeve të sigurimit në këtë periudhë janë rritur me 18% (19 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), numri i kontratave të sigurimit të lidhura në këtë periudhë është rritur me 32% dhe ka kaluar shifrën 1.13 milionë.
Rritje të ndjeshme ka interesi për sigurimin e pronës, sigurimin e udhëtimit, sigurimin shëndetësor privat, sigurimin e humbjeve financiare, sigurimin e përgjegjësisë së përgjithshme dhe sigurimin e detyrueshëm të automjeteve.
Të dhënat tregojnë se shitja e produkteve të sigurimit nga spektri i 18 klasave të sigurimeve jo-jetë e kapërceu plotësisht goditjen e shkaktuar nga pandemia shëndetësore e virusit COVID-19 vitin e kaluar. Rezultati për nëntë muajt e parë të këtij viti është më i mirë me 12% krahasuar me shitjen e policave në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ka rritje solide të shitjeve në klasën më të madhe vullnetare – sigurimin e pronës. Numri i kontratave të lidhura për sigurimin e pronës ka kaluar 107.000, ndërsa vlera e tyre ka kaluar 1,85 miliardë denarë (30 milionë euro). Kjo është 22% (5.4 milionë euro) më shumë shitje se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Produkti i sigurimit me rritje më të shpejtë këtë vit mbetet sigurimi shëndetësor privat. Dhjetë shoqëri sigurimesh arkëtuan 35% më shumë nga shitja e policave të tilla krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitja arriti në 300 milionë denarë (4,9 milionë euro). Numri i kontratave private të sigurimit shëndetësor është rritur me 42%, dhe janë lidhur mbi 12800 kontrata.
Investimet në polica që sigurojnë përgjegjësi të përgjithshme janë rritur për 27 për qind dhe për nëntë muajt e parë të tyre kompanitë kanë arkëtuar 200,5 milionë denarë (3,26 milionë euro). Janë lidhur 39 mijë kontrata sigurimesh, që është 15% më shumë se vitin e kaluar.
Sigurimi i humbjeve financiare, edhe pse një klasë e vogël në strukturën e sigurimeve vullnetare, këtë vit shënoi një rritje prej 10 për qind në vlerën e policave të shitura, e cila e kaloi vlerën e 1 milion eurove.
Siç pritej, për shkak të lehtësimit të masave kufizuese shëndetësore, këtë vit ka një rritje të madhe të shitjeve të sigurimeve të shëndetit gjatë udhëtimit. Kompanitë e sigurimit të jetës shitën 216,000 polica të sigurimit të shëndetit në udhëtim, më shumë se dyfishi i së njëjtës periudhë në vitin 2020. Ata inkasuan 118 milionë denarë (1,9 milionë euro) ose 92% më shumë se vitin e kaluar.
Përgjegjësia e automjeteve, detyrimi ligjor, mbetet klasa me peshën më të madhe në shitjet totale. Për nëntë muajt e parë janë lidhur 490.000 kontrata sigurimi dhe vlera e tyre është 3,68 miliardë denarë (59,9 milionë euro). Shitjet e këtyre policave janë rritur me 20% krahasuar me vitin 2020.
*Të dhënat sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS)