Totali i primeve të paguara nga qytetarët për sigurimin ‘Shëndet enë Udhëtim’ në muajt qershor, korrik dhe gusht arriti në 2 milionë euro, që është 6% më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Në të njëjtën kohë, dëmet e paguara në sigurimet e udhëtimit, për këtë periudhë, janë rritur me 89% dhe kanë arritur në 560,000 euro, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (ASO).
Mbi 220.000 qytetarë kanë blerë sigurime udhëtimi në muajt e verës (qershor, korrik dhe gusht), numri i përgjithshëm i policave të lëshuara për udhëtim jashtë vendit në këta tre muaj ka qenë 220.860, ndërsa të siguruarit kanë paguar 125,65 milionë denarë (2 milionë euro).
Gjatë kësaj periudhe, siguruesit kanë paguar 34,46 milionë denarë (560,000 euro) për shpenzime mjekësore, bagazh të humbur apo ndonjë rrezik tjetër që mbulon sigurimi i udhëtimit, që është 89% më shumë krahasuar me tre muajt e verës 2023 (18,23 milionë denarë/296,000 euro)
Numri i dëmeve të paguara në muajt qershor, korrik dhe gusht të këtij viti është 14.5% më i lartë se një vit më parë.
Çfarë është Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”?
Sigurimi mjekësor i udhëtimit ju mbron në rast sëmundjeje ose aksidenti kur udhëtoni jashtë vendit. Ai ofron përfitimet kryesore mjekësore apo të riatdhesimit në rast urgjence cilido qoftë destinacioni juaj.
ÇFARË PËRFSHIN
– Vizita mjekësore urgjente
– Trajtime spitalore urgjente
– Riatdhesim
DËMET E MBULUARA
– Sëmundje akute
– Aksidente
– Humbja e jetes
LEXO EDHE: Udhëtimet në vjeshtë janë magjike… vetëm kur ke siguracionet e duhura