“Është ende herët për të lehtësuar masat anti-COVID”.
Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë.
Sipas saj është ende herët për të shpallur fitoren me pandeminë e koronavirusit.
“Është ende herët për të shpallur fitore, për të lëshuar të gjitha masat jo mjekësore. Vendet po bëjnë vlerësime epidemiologjik mbi bazën e situatës lokale. Sa i përket masave tona, ju e dini se masat në Shqipëri, konsiderohen të intensitetit të ulët dhe mesatar”, tha Manastirliu.
“Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike. Sot ne kemi mbi 18 mijë raste aktive, në masën 98% me variantin Omicron”, u shpreh ajo më tej.
Sipas ministres, shumë shpejt komiteti i Ekspertëve do të vendosë në lidhje me ditët e izolimit nga varianti Omicron dhe për dozën përforcuese të vaksinimit.
“Vaksinimi ecën me ritme të qëndrueshme. Janë mbi 2.6 milionë vaksinime të kryera deri tani, për moshën plus 16 kemi arritur në 56% të vaksinimit. E rëndësishme është doza përforcuese, e cila ka dhënë garanci me uljen e shtrimeve dhe hospitalizimeve. Komiteti po vlerëson këtë aspekt rishikimin e bërjes së dozës përforcuese para afatit 6-mujor. Gjithashtu, po vlerësojmë ditët e izolimit të Omicron duke vlerësuar periudhën e karantinimit dhe që shumë shpejt do të kemi nga komiteti i ekspertëve një vendim për të dyja këta elemente”