Një grua u desh të paguante një faturë çprej 50 mijë paundësh për të shkuar nga Turqia në banesën e saj, në Angli, për shkak se kishte blerë sigurimin e gabuar.
Fiona McCusker-Rae, 52 vjeç, nga Oldham, u shtrua në spitalin e Antalyas pasi u sëmur teksa qëndronte në hotel.
Por polica e saj e sigurimit nuk i mbulonte shpenzimet spitalore, përcjell “BBC”.
Djali i saj, Cody Wood, 25 vjeç, paralajmëroi pushuesit që të shmangin “klikimin mbi opsionin më të lirë”.
McCusker-Rae kishte shkuar me pushime në Turqi pas vdekjes së nënës së saj, tregon djali i saj.
Por kur u sëmur në dhomën e saj të hotelit, u dërgua me ambulancë në një spital privat.
Ai fluturoi për të qenë pranë saj, ndërsa gjendja e saj tashmë është e stabilizuar.
Por ai tregon se, familjes i është thënë se, polica e sigurimit nuk mbulon faturat e spitalit dhe kostot e riatdhesimit.
Ai tha se mjekët në spital kishin bërë “absolutisht gjithçka” për të ndihmuar nënën e tij.
“Ata u shprehën se ajo nuk mund të largohet nga Turqia pa paguar më parë faturat”, tha ai.
Familja ka nisur një fushatë crowdfunding për të mbledhur deri në 50,000 £ për ta sjellë atë në shtëpi.
Wood kërkon të paralajmërojë të tjerët që, para çdo udhëtimi, të kenë sigurimin e duhur shëndetësor.
“E di që e kam bërë dhe miqtë e kanë bërë në të kaluarën, ku ata thjesht klikojnë në sigurimin më të lirë në mënyrë që të vazhdojnë me pushimet e tyre dhe të kursejnë pak para. Por për fat të keq tani, si familje, ne po shohim efektet negative të kësaj”.
ÇFARË ËSHTË SIGURIMI “SHËNDETI NË UDHËTIM” DHE ÇFARË MBULON?
Ky sigurim është i domosdoshëm për të gjithë qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit të tyre.
Ai mbulon:
- Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti
Ndërsa kompani sigurimi si “SIGAL UNIQA”, përveç sa më lart, është e vetmja që ofron edhe produktin “Anullim Udhëtimi”.
Çfarë mbulon shtesë “Anullim Udhëtimi”?
Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtme:
- Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
- Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
- Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
- Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.
Siguracioni i “Anulimit të Udhëtimit” përfshin Turqinë dhe të gjithë Europën.
Përveç çdo zyre “SIGAL UNIQA”, këto sigurime mund ti blini edhe online në www.sigal.com.al
Keni pyetje? Shkruani tani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829