Praktika na mëson që për arsye nga më të ndryshmet, një zotërues mjeti nuk pret skadimin e periudhës së siguracionit të detyrueshëm motorik për ta shitur automjetin e tij.
Shpesh kemi parë te karakteristikat e mjetit në shitje, në njoftimet publike të shitjeve të automjeteve informacionin: “me siguracion të prerë”.
Po nga perspektiva e pronarit që po shet makinën, apo e blerësit të ri, çfarë duhet ditur nga siguracioni?
Ajo që duhet ditur është se të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, kur ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, i kalojnë pronarit të ri dhe vlejnë deri në përfundimin e kontratës së sigurimit.
Polica e sigurimit, “me siguracion të prerë”, ka vlerë edhe për pronarin e ri, por atij i duhet të ndërmarrë një hap kyç.
Pronari i ri, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, detyrohet të njoftojë shoqërinë e sigurimit për ndryshimin e pronësisë së mjetit dhe pasqyrimin e këtij ndryshimi në kontratën e sigurimit.




