15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakinat përplasin këmbësorët në Tiranë e Lezhë/ 1 i vdekur dhe 2...

Makinat përplasin këmbësorët në Tiranë e Lezhë/ 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e Madhe të Tiranë, në aksin rrugor Shkozë-TEG.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një shtetas të paidentifikuar i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, po mbrëmjen e djeshme një tjetër aksident ndodhi në hyrje të qytetit të Lezhës.

Mësohet se një automjet ka përplasur dy këmbësorë të cilët kanë qenë në anë të rrugës.

Sipas raportimeve, të plagosurit janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

LEXO EDHEJa pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një problem serioz për Shqipërinë.

Çdo ditë dëgjojmë për disa disa aksidente, një pjesë e tyre fatkeqësisht edhe me viktima.

Në dhjetëmujorin e vitit 2022, janë regjistruar 968 aksidente rrugore, ndërsa numri i të aksidentuarve është 1.362 persona, raporton INSTAT.

Qarku më problematik mbetet Tirana me 42 aksidente rrugore gjatë muajit tetor. E ndjekur nga Gjirokastra me 9 dhe Durrësi me 8. Berati është qarku i vetëm që nuk ka regjistruar asnjë aksident rrugor gjatë tetorit 2022.

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen. Ndaj vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marrin masa për t’i paraprirë çdo rreziku potencial, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose TPL, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm që me mjetin tonë i shkaktojmë palëve të treta.

Kompanitë e Sigurimit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndihmojnë drejtuesin e automjetit shkaktar të dëmit të heqë këtë përgjegjësi nga vetja, duke i marrë përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Në të kundërt, automatikisht shkaktari paguan nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët, që mund të jetë edhe qindra milionë lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat