24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina ushtarake përplaset me autobotin në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 6 ushtarë

Makina ushtarake përplaset me autobotin në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 6 ushtarë

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Lezhë- Shkodër”, ”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

Mjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me një autobot. Për pasojë janë lënduar 6 ushtarakë, të cilët aktualisht ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën“, informon sot policia.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

LEXO EDHERriten aksidentet, rriten edhe dëmshpërblimet nga kompanitë e sigurimit/Janar-Korrik, 2.9 mld lekë dëme të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat