Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Shkodër me pasojë dy viktima.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:10 në kryqëzimin e Kallmetit, ku një automjet është përplasur me një zetor.
LEXO EDHE: Rriten aksidentet rrugore në qershor/ Në 6 muaj 90 viktima dhe 632 të plagosur
Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy persona dhe një i plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.
Policia dyshon se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë edhe një përgjumje e shoferit të “Fiatit”.