Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në hyrjen 2 të Portit të Durrësit.
Një motor është përplasur me një mjet. Nga përplasja ka mbetur i lënduar një i moshuar.
Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa të lënduarin e kanë nisur drejt urgjencës së spitalit rajonal të Durrësit.