21.5 C
Tirana
Tuesday, September 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina përplaset me mjetin bujqësor, dy viktima dhe një i plagosur në...

Makina përplaset me mjetin bujqësor, dy viktima dhe një i plagosur në Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, ku një automjet është përplasur me mjetin bujqësor, në të cilën ndodheshin drejtuesi, , bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre.

 

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit bujqësor dhe bashkëshortja e tij, ndërsa vajza e tyre ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

 

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, automjeti me drejtues shtetasin A. K. është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi A. K., 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja S. K., 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja F. B., 58 vjeçe.

 

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi A. K., dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. K., kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja F. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

LEXO EDHE: Ndryshimi i fajësisë në aksidentet rrugore, “Pamfleti” zbulon skemën: Ja roli i Policisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat