14.5 C
Tirana
Friday, September 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina përplaset me kamionin/ Aksident me 4 të plagosur në Librazhd-Prrenjas

Makina përplaset me kamionin/ Aksident me 4 të plagosur në Librazhd-Prrenjas

Katër persona mbetën të plagosur nga një aksident në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës ku automjeti me drejtues  R. P. është përplasur me kamionin me drejtues G. A.

Mes katër të dëmtuarve, dy prej tyre janë të mitur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit“, thotë Policia në njoftimin e saj.

LEXO EDHE: Të dehur në timon/ Droga dhe alkooli, shkak për aksidente. Kujdes!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat